Telegrafi

Emocionuese: Çifti i dhuroi një të panjohuri makinë (Video)

Amerikanët Sean Merrill dhe e shoqja, Darilyn po ktheheshin në shtëpi kur vunë re Robert Ford duke ecur.

Ford punon si kujdestar në një shkollë.

“Dukej i lodhur nga një ditë punë, me një kuti ushqimi në dorë dhe kokën e varur”, thotë Merrill.

“Ndalova dhe e pyeta nëse kishte nevojë ta çonim diku”.

Gjatë udhëtimit, ai u tregoi se atë ditë nuk e kishte kapur dot autobusin.

Çdo ditë, ai udhëtonte dy orë e gjysmë me transport publik për të shkuar në punë.

Merrill, që është mekanik, gjeti një makinë dhe e rregulloi.

Më pas ia dhuruan automjetin, kurse Ford mbeti i përlotur.