Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i është drejtuar turmës së mbështetësve të tij në Michigan që mos ta bëjnë të qaj derisa ata brohorisnin “të duam” ku përkrah tij kishte fëmijët.
“Mos më bëni të qaj”, u tha Trump i emocionuar tej madje derisa mbante maskë dhe një kapelë në Grand Rapids, transmeton Telegrafi.
“Nëse fillojë të qajë, atëherë ata do të kenë rrëfim të madh. Do të thonë që presidenti është thyer dhe ka qarë, dhe nuk e di nëse kjo është e mirë për ne. Ndoshta edhe më sjell katër ose pesë pikë, kush e di – nuk më bën fare përshtypje”, ka shtuar Trump.
Ndryshe raportohet se rivali i tij Joe Biden është duke udhëhequr në votime – madje në disa shtete kritike që konsiderohen për opinionin në këtë vend. /Telegrafi/