Site icon Telegrafi

Emocionohet ish-presidenti Bill Clinton gjatë ceremonisë për 20 vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë

Ka nisur ceremonia zyrtare për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Në këtë manifestim po marrin pjesë shumë personalitete, në mesin e tyre edhe ish-presidenti dhe miku i madh i Kosovës, Bill Clinton.

Clinton është parë i emocionuar në momentin kur i është përmendur emri i tij, dhe të gjithë u ngritën në këmbë për ta nderuar. Kjo ndodhi pasi u shfaqën pamje emocionuese të arritjeve të shtetit të Kosovës që nga paslufta.

Clinton ka thënë se ndjehet i nderuar që është rikthyer pas 20 vitesh në Kosovë. /Telegrafi/

https://youtu.be/iP2ALiMQOIw?t=123

Exit mobile version