Telegrafi

Emocionohet gjatë koncertit, hidhet sipër turmës nga katër metra lartësi (Video)

I riu që po merrte pjesë në një koncert në Brisbane të Austrisë, është emocionuar shumë dhe ka dashur të hidhet sipër turmës, duke menduar se ata do ta mbajnë lartë.

Por, 20-vjeçari është përplasur fuqishëm për dysheme, pas rënies nga katër metra lartësi, transmeton Telegrafi.

“Shihej vetëm duke kërcyer në skaj të ballkonit, askujt nuk i shkoi mendja se mund të hidhej”, ka thënë një i pranishëm lidhur me rastin.

Megjithëse u gjakos dhe pësoi disa lëndime në trup, gjendja tij shëndetësore është në rregull. /Telegrafi/