Telegrafi

Emocioni i veçantë që përjeton blogerja shqiptare kur kupton gjininë e fëmijës (Video)

Egreis Gjergjani është blogerja shqiptare e cila tash e një kohë jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është e njohur si një koleksionuese këpucësh, dhe posedon një butik me linjën e saj të këpucëve për femra, të cilat mund të blihen kryesisht online.

Egreis është nënë e dy djemve, gjersa është në pritje të fëmijës së tretë.

Një moment shumë i veçantë dhe emocionues duket të ketë qenë momenti kur ajo ka marrë vesh për gjininë e bebes së saj, ku pas dy djemve blogerja pritet të sjell në jetë një vajzë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Jeremy rrëfejnë se në momentin e parë që morën vesh lajmin se do bëhen prindër për herë të tretë, ishin të sigurt që do të sillnin në jetën e tyre sërish një djalë.

Ndërkohë, në videon e publikuar në rrjetin social Instagram vërehet momenti i gëzueshëm kur Egreisit i kumtohet lajmi se do të bëhet me një vajzë.

Për t’ia kumtuar këtë lajm, bashkëshorti dhe fëmijët  kishin zgjedhur t’i bënin një befasi mjaft të këndshme, duke e surprizuar me një tortë, në mbishkrimin e së cilës shkruhej “Është vajzë”. /Telegrafi/|