Telegrafi

Emocione të forta edhe në episodin e shtatë të emisionit “Detektivi” – Mentori nga Vitia mund dy kundërshtarët e tij nga Malisheva

Foto: RTV Dukagjini/YouTube

Episodi i shtatë i emisionit “Detektivi” ishte gjithashtu përplot befasi.

Pjesëmarrës të emisionit të së martës: Safer Zogaj (kuzhinier), Mentor Rashiti (ekonomist) dhe Mërgim Zogaj (infermier).

Emisioni filloi me bisedën pesëminutëshe të tre pjesëmarrësve në nisje të kuizit, të cilët kishin vetëm pak minuta në dispozicion për të njohur njëri-tjetrin dhe pikat e dobëta të konkurrentit tjetër.

Foto: RTV Dukagjini/YouTube

Menjëherë pas kësaj, ata filluan lojën me zgjidhjen e enigmave të ndryshme, për të zbuluar të vërtetën e storjeve të treguara përmes animacionit.

Fatlumi i garës të së martës ishte konkurrenti Mentor Rashiti nga Vitia, i cili arriti të zgjidhet fitues i mbrëmjes dhe u kualifikua për në çerek finale.

Në fund të mbrëmjes, ai iu nënshtruar testit të poligrafit, për të zbuluar nëse gjithçka që ka thënë dhe bërë gjatë emisionit ka qenë e vërtetë.

“Detektivi” transmetohet çdo ditë të javës në RTV Dukagjini me fillim nga ora 22:15. /Telegrafi/