Muaji shtator sjell shumë emocione për prindërit.
Fëmijët nisin shkollën, prindërit arrijnë një etapë të re në jetë dhe kjo padyshim që është një ndjenë e veçantë.
E për herë të parë këtë ndjesi e ka përjetuar edhe aktorja e njohur shqiptare, e cila tashmë jeton dhe vepron në SHBA, Yllka Gashi.
Kjo e fundit së bashku me bashkëshortin e ka përcjell vajzën e vetë si nxënëse e klasës së parë.
Përmes llogarisë personale në Instagram, aktorja më mirë e njohur si Zana e “Familjes Moderne”, ka publikuar disa fotografi dhe ka lënë një mesazh.
“Nina ime. Drita e syve të mi, në ditën e parë të shkollës! Te prift fati e sukseset, gëzimi i zemrës”, ka shkruar ajo.
Neve nuk ka mbetet gjë pos t’i urojmë suksese në shkollë Ninës. /Telegrafi/