Një dhembje e fortë koke, një ngarkesë në zemër ose disa puçrra të parëndësishme që vihen re në fytyrë ose diku në trup, mund të jenë shkak i shqetësimeve emocionale. Madje në raste shumë të rralla mund të ndeshemi me vdekjen për shkak të një emocioni të fortë negativ ose pozitiv.
Emocionet mund të shkaktojnë rënien e flokëve, shqetësime në zemër, bllokimin e kanaleve të hundës, lotim, astmë, alergji të ndryshme, shtrëngime në fyt, laringjit, ankthe dhe sëmundje të lëkurës. Më e pabesueshmja është se për shkak të tyre mund të humben edhe dhëmbët.
Emocionet mund të sjellin ulceracione. Gratë mund të vuajnë nga marre mendsh, burrat mund të humbasin fuqinë (dobësi e përgjithshme). Janë të panumërta dëmet që mund të sjellin emocionet, të cilat një ditë mund të bëhen edhe xhelati ynë.
Mjekët kanë konstatuar që 5070 % e pacientëve të të gjithë moshave të të dy sekseve që vuajnë nga sëmundje organike, kanë kaluar midis një rruge të gjatë emocionesh. Këto lloj sëmundje veçanërisht prekin rininë. Rinia është viktima e pafajshme e pasigurisë për të ardhmen, pre e papunësisë, e përdorimit të duhanit, alkoolit dhe narkotikëve.
Si mund të sëmuret njeriu nga emocionet?
Kur truri paralajmëron duke na dhënë shenja për ndonjë rrezik që kërcënon organizmin nga ndonjë sëmundje, emocionet hyjnë në veprim menjëherë. Mund të ndeshemi me hipertensionin, me sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut, me prodhimin në shkallë të lartë të adrenalinës.
Mund të tendosen muskujt. Ka raste që shkaku i emocioneve të jetë një konflikt familjar i vazhdueshëm midis burrit dhe gruas ose prindërve dhe fëmijëve. Mundet që të kemi konflikte në punë ose të një natyre tjetër.
Krizat emocionale mund të goditin njeriun në pjesë të ndryshme të organizmit, sepse çdo njeri ka veçanti individuale në temperament që ndryshojnë ndjeshmërinë.
Në organe, që janë të prekura nga sëmundje të trashëguara, që nuk ju kushtojmë shumë vëmendje, mundet që me kalimin e kohës të lindin probleme. 89% e pacientëve me ulcera që vizitoheshin pranë një klinike mjekësore, kishin të paktën njërin nga prindërit të prekur nga kjo sëmundje. Alergjitë dhe astma në disa raste janë sëmundje trashëguese.
Si duhet reaguar
Mënyra sesi ne reagojmë ndaj ngacmimeve, mund të na ndihmojë në përcaktimin e sëmundjes. Si rrjedhojë e kontraktimit të muskujve në vithe mund të sjellë hemorroidet.
Nga kontraktimi dhe dobësimi i muskujve të abdomenit (barkut) mund të lindi një hernie diskale (në kollonën vertebrale). Kur zemërohemi dhe kërcasim dhëmbët nuk na shkon ndërmend që në këtë mënyrë ne ndihmojmë sëmundjen e pioeresë (lëkundje në rrënjët e dhëmbëve).
Nga sforcimi i muskujve të qafës në ndonjë rast, mund të çojë deri në ngurtësimin e përhershëm të qafës. Një mjek anglez vuri re se në sanatoriume ku ai shërbente, pacientët që vuanin nga tuberkulozi ishin të rinj, të cilët ishin prekur nga probleme të vështira të jetës.
Vazhdimi i një gjendje emocionale që nuk kurohet, mund të çojë në përparimin e sëmundjes.
Si mund të përcaktohet nëse sëmundja është burim emocional, funksional apo me karakter organik?
Megjithëse vetë individi mund të arrijë deri diku të përcaktojë sëmundjen, mjeku është ai që do të vërë vulën. Në rast se sëmundja ka burim organik, shenjat do të jenë të caktuara dhe të vazhdueshme.
Në rast se burimi është krejtësisht emocional, mund të ketë një shumëllojshmëri ankimesh si psh. dobësi, ngacmime në zemër gjatë natës, pagjumësi, shkarkime nervore, dhembje koke etj.
Të gjitha këto lidhen me një sistem nervor të dobët, të. ndjeshëm dhe delikat. Emocionet, humori pozitiv dhe negativ, mund të ndihmojë ose të dëmtojë organizmin.
Humori, e qeshura mund t’ju ndihmojë për të luftuar çdo lloj sëmundje dhe t’i zgjasë jetën e shëndetshme një personi. Në rast se në gjirin e familjes ka mirëkuptim reciprok, ka marrëdhënie të drejta, ka kënaqësi, kur në vendin e punës respektohemi dhe lavdërohemi për një punë të mirë të kryejmë, themi: jeta është e ashpër por e bukur.
Në rast se shpenzon kohën në bazë të një programi të studiuar mirë dhe nuk shpenzon asnjë orë kot, në rast se hamë dhe flemë e zgjohemi në orare të caktuara, nuk abuzoj më, të gjitha këto veti mund të quhen emocione të shëndetshme dhe bëhen shkak për një jetë plot gjallëri, deri në një moshë të thyer.
Nëse u shtojmë këtyre ushtrime gjimnastikore dhe shëtitje në gjirin e natyrës, mundet të parandalojmë dhe të jemi krenarë, sepse nuk jetuam kot./Telegrafi/