Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ka thënë se ndihet i lumtur, por edhe i emocionuar pasi fitoi Scudetton me Interin.
Interi mposhti Milanin me rezultat 1-2 në ndeshjen e të hënës mbrëma dhe kjo i bëri matematikisht kampion të Serie A, pesë ndeshje para fundit të sezonit.
Pjesë e këtij triumfi të Nerazzurrëve ishte edhe mesfushori shqiptar, Asllani, i cili tha se ndihet i lumtur me fitimin e Scudettos.
“Jemi të lumtur, e donim shumë dhe për mua është një emocion i madh si tifoz i Interit”, ka thënë fillimisht Asllani pas triumfit.
“Nuk mund të kërkoja më shumë. Këto janë momente të bukura dhe ne i falënderojmë gjithmonë fansat”.
“Kaq shumë emocione dhe ende nuk e kuptoj. Fitorja në derbi ka më shumë rëndësi”, përfundoi mesfushori shqiptar.
Ndryshe, Asllani ka luajtur në 19 ndeshje këtë sezon në Serie A, duke shënuar një gol dhe dy asistime. /Telegrafi/