Site icon Telegrafi

Emocion i jashtëzakonshëm, nëna amerikane ushtare në Kosovë befason djalin në ceremoninë e diplomimit

Një student amerikan, Malik Heard në ceremoninë e tij të diplomimit është befasuar tej mase kur në momentin e marrjes së diplomës ka dëgjuar moderatorin e ceremonisë duke thënë se nëna e tij, Eva Roby është e pranishme.

Kjo për faktin se nëna e tij ishte në Kosovë, duke shërbyer në ushtrinë amerikane.

Siç raportohet në mediat amerikane, nëna e tij, Eva Roby kishte thënë se rrethanat kanë bërë që ajo të ketë humbur disa momente të djalit të saj përgjatë viteve, por refuzoi të humbasë këtë moment jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Malik është personi i parë që mbaron kolegjin në familjen e tij. Ai thotë se do të vijojë studimet për Master dhe PhD. /Telegrafi/

@telegrafi🇽🇰 🇺🇸 Emocion i jashtëzakonshëm, nëna amerikane ushtare në Kosovë befason djalin në ceremoninë e diplomimit 👨‍🎓 Një student amerikan, Malik Heard në ceremoninë e tij të diplomimit është befasuar tej mase kur në momentin e marrjes së diplomës ka dëgjuar moderatorin e ceremonisë se nëna e tij, Eva Roby të jetë e pranishme. 😍 Kjo për faktin se nëna e tij ishte në Kosovë, duke shërbyer në ushtrinë amerikane. 🎥: instagram.com/liksta_2x/ #Telegrafi #Kosova #ShteteteBashkuaraTëAmerikës #ShBA #KFOR #Shqip♬ original sound – Telegrafi.com
Exit mobile version