Telegrafi

Emma Stone mahnit në ansambël bardh e zi, teksa mbështet filmin e saj “Poor Things” në “AFI Awards”

Emma Stone mahniti e veshur bardh e zi, teksa mori pjesë në ceremoninë e çmimeve të Institutit Amerikan të Filmit, të premten në Beverly Hills.

Aktorja, 35 vjeçe, e cila fitoi çmimin “Golden Globe” për aktoren më të mirë në një muzikal dhe komedi, ishte gati për të mbështetur filmin që e ndihmoi të fitonte atë vlerësim.

“Poor Things”, në të cilin ajo luan si një grua e re e rikthyer në jetë nga shkencëtari brilant dhe joortodoks, është përfshirë në filmat e vitit të AFI-së, shkruan DailyMail.

Filmat e mëdhenj në studio si “Barbie”, “Oppenheimer”, “Maestro” dhe “Killers of the Flower Moon” u nderuan, së bashku me filma më të vegjël si “The Holdovers”, “American Fiction” dhe “May December” dhe “Past Lives”.

“Spider-man Across the Spider-verse” ishte i vetmi film i animuar që bëri prerjen.

Për daljen e saj të fundit, fituesja e çmimit “Oscar” veshi një bluzë të bardhë me mëngë tepër të gjata dhe qafë V të kombinuara me një fund të zi.

Një rrip me katrorë të bardhë dhe të zi theksoi belin e vogël të aktores.

Ajo ka aksesuar me një palë vathë të thjeshtë floriri dhe ka kompletuar dukjen me një palë këpucë të zeza.

Flokët e yllit të “Lala Land” në kafe të kuqërremtë ishin stiluar me një stil “bob” të gjatë dhe të ndarë anash. /Telegrafi/