Telegrafi

Emma Roberts konfirmon se po pret një djalë me të dashurin Garrett Hedlund

Emma Roberts dhe Garrett Hedlund (Foto: Instagram)

Emma Roberts është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Aktorja 29-vjeçare zbuloi në rrjetet sociale se po pret një djalë me të dashurin e saj, aktorin Garrett Hedlund.

“Unë … dhe dy meshkujt e mi të preferuar”, Roberts ia vuri mbishkrimin një fotografie në Instagram me dy ’emoji’ të zemrës blu.

Tezja e saj, fituesja e çmimit ‘Oscar’ Julia Roberts komentoi, “Ju dua”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Emma Roberts

Ndërsa shoqja e saj njëherësh nëna e re Lea Michele tha, “Ti do jesh një nënë e mrekullueshme. Të dua Em!”.

Ylli i “Scream Queens” dhe ylli i “Triple Frontier” janë vërejtur shumë herë në Neë York dhe Los Angeles që nga fillimi i marrëdhënies së tyre.

Çifti nisën lidhjen e tyre në mars të vitit 2019.

Në vitin 2013, dyshja patën disa probleme kur Roberts u arrestua me akuzën e dhunës në familje. Dikush e thirri policinë për të raportuar një përleshje në dhomën e hotelit të çiftit, njoftoi TMZ.

Peters zgjodhi të mos ngrejë akuza, sipas MTV News.

Emma Roberts dhe Garrett Hedlund (Foto: Getty Images/Guliver)

Peter i propozoi Roberts pesë muaj pas arrestimit të saj dhe të njëjtit u ndanë dy herë – një herë në 2015 dhe një herë në 2016 – para ndarjes së tyre më të fundit në 2019.

Ndërkohë, Hedlund më parë ishte në takim me aktoren Kirsten Dunst nga 2011 deri në 2016. /Telegrafi/