Site icon Telegrafi

Emma Roberts fotografohet për herë të parë pas lajmit se po bëhet nënë

Emma Roberts është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin Garrett Hedlund, 35-vjeçar, siç u raportua në fillim të kësaj jave.

Ylli i “American Horror Story” u shfaq për herë të parë që nga njoftimi i madh të enjten kur ajo hipte në një fluturim nga LAX me Hedlund.

Ajo u fotografua me valixhe në dorë, ndërsa po respektonte akoma masat ndaj virusit vdekjeprurës COVID-19.

Emma Roberts (Foto: Backgrid)

29-vjeçarja zgjodhi një veshje të thjeshtë për udhëtim, e cila e kompletoi dukjen me një palë xhinse ‘Denim’ e çizme të zeza.

Në anën tjetër, partneri i saj po ashtu zgjodhi të vishej i tëri në xhinse, me maskë e kapele bejsbolli.

Emma Roberts dhe i dashuri i saj (Foto: Backgrid)

Të mërkurën, UsWeekly raportoi se Emma aktualisht është shtatzënë me Hedlund dhe ky është fëmija i parë i tyre.

Emma – e cila është mbesa e Julia Roberts – u lidh për herë të parë me Garrett pasi u vunë re në një takim në ‘Silver Lake’ marsin e kaluar.

Kjo lidhje vjen pas romancës me Evan Peters, 33-vjeçar, me të cilin u nda vitin e kaluar pas shtatë vitesh së bashku.

Emma Roberts (Foto: Backgrid)

Ndërkohë, Garret u nda nga Kirsten Dunst, 38-vjeçe, në 2016, pas më shumë se katër vjet takimesh.

Kirsten tani është fejuar me aktorin Jesse Plemons, 32-vjeçar. /Telegrafi/

Emma Roberts dhe i dashuri i saj (Foto: Backgrid)
Exit mobile version