Telegrafi

Emma Hayes mbështeti shkarkimin e Potter nga Chelsea

Trajnera e Chelseat për femra, Emma Hayes “mbështeti” vendimin e bordit të klubit për të shkarkuar Graham Potterin.

Anglezi u shkarkua të dielën në mbrëmje, pak më shumë se 24 orë pas humbjes 2-0 në shtëpi nga Aston Villa.

Chelsea ka zbritur në vendin e 11-të në tabelën e Ligës Premier, 12 pikë larg katër vendeve të para.

Potter ishte në krye të skuadrës vetëm për shtatë muaj, pasi zëvendësoi Thomas Tuchelin e shkarkuar në shtator. Pas një serie prej vetëm një fitoreje në 11 ndeshje në fillim të vitit 2023, ai nk kishte përmirësim të rezultateve.

Derisa mbështeti bodin e klbit për shkarkimin e Potterit, Hayes pranon se është gjithmonë është pikëlluese kur një trajner humbë punën.

“Natyrisht, jam e mërzitur për Grahamin dhe klubin gjithashtu, e di që të gjithë donin ta bënin të funksiononte”, deklaroi ajo për Sky Sport.

“Por, nëse pronarët mendojnë se duhet të shkojnë në një drejtim tjetër, sigurisht si gjithmonë unë e mbështes vendimin e tyre. I uroj Grahamit më të mirën dhe e di që me 10 ndeshje të mbetura për të luajtur në Ligën Premier, jam e sigurt që djemtë do të bëjnë gjithçka për të na kthyer në rrugën e duhur”.

“Unë jam një trajnere dhe jam gjithmonë i mërzitur kur trajnerët humbasin punën e tyre”, ka shtuar më tej Hayes. /Telegrafi/