Telegrafi

Emisioni i ri për hip-hop, “Mytma Beatin” prezanton artistët për shpërblimin e madh

Foto: YouTube

Emisioni më ri “Mytma Beatin” tashmë ka filluar të transmetohet në RTV Dukagjini.

Në thelb kjo prodhimtari ka promovimin e artistëve të rinj, të cilët kryesisht merren me zhanrin hip-hop.

Nën drejtimin e moderatorit Ylber Kelmendi, tani “Mytma Beatin” ka filluar të zgjerohet edhe më shumë.

Në këtë edicion është bërë prezantimi i disa artistëve nga Peja sikurse, BigManBard, Jolle, Donito dhe Souljah.

Të njëjtit kanë treguar talentin e tyre me ‘freestyle’, kurse audienca padyshim që u mahnit nga performanca tyre.

Vlen të përmendet se fituesi I kësaj gare do të jetë fitues i një kënge dhe klipi profesional, me të cilin mund të depërtojë në tregun muzikor. /Telegrafi/