Telegrafi

Emisioni “RADAR” grumbullon 20 mijë euro për 90 minuta për nënë Vjollcën

Vjollca Krasniqi, 57 vjeçare nga Peja është diagnostikuar me sëmundjen nga kanceri i ezofagut, ndërsa, për shërim shpresa e vetme mbetet trajtimi jashtë vendit.

Por, problem kryesor familja Krasniqi kishte shumën prej 20. 000 euro të cilën nuk mund ta siguronte në këto kushte të jetesës.

Emisioni “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjini bashkë më vajzën e saj Saranda Krasniqin, kaluan plotë 90 minuta mes lotëve, shpresës dhe falënderimit për çdo individ që ka kontribuar në shërimin e nënë Vjollcës dhe sigurimin e të hollave prej 20, 000 euro.

Emisioni “Radar” me Edita Dolin në Radio Televizioni Dukagjini krah të fuqishëm ka edhe Halil Kastratin me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” si dhe çdo dëgjues që ndajnë të holla nga rroga mujore e tyre që marrin vetëm për të uruar në shërim të shpejtë të Vjollca Krasniqit dhe çdo rasti që emisioni “Radar” merr përsipër.