Site icon Telegrafi

Emisioni “Pasion e Profesion” me një format të paparë deri tani!

Pas suksesit të edicionit të parë, ku emisioni i kuzhinës Pasion e Profesion përveç që ofroi “show” për shikuesit e Klan Kosovës, ai edhe punësoi disa nga kandidatët e kuzhinierëve në restorantet partnere, ndërkaq sivjet, fillon sezoni i ri me një format të paparë deri tani.

Në 10 javët e para, do të garojnë në mes vete super aktorët: Naser Rafuna, Fiona Gllavica dhe Dardan Gashi.

Çdo të diel, ata do të garojnë me njëri tjetrin duke shpalosur anën e tyre që nuk njihet nga publiku, kuzhinën.

Secili prej tyre do ta ketë nga një kuzhinier asistent që gatimet të jenë sa më të mira.

Në fund të javës së 10-të, cilido që ka mbledhur më së shumti pikë, do ta fitojë shpërblimin e madh, që do të jetë një udhëtim ekskluziv në një vend special.

Nga 8 marsi, çdo të diel, në Klan Kosova nga ora 19:00… Pasion e Profesion.

Exit mobile version