Telegrafi

Emisioni i Labit dyfish më pak shikueshmëri se sa i Bleronës së 21-shit (Video)

Moderatori i njohur, Labinot Gashi, tashmë ka nisur një epokë të re të karrierës së tij në fushën e prezantimit. Emisioni i tij 1 kafe me Labin ka ndërruar ekran dhe ka filluar transmetimin në KTV.

Mirëpo, duket se interesimi për ta shikuar versionin e ri të emisionit nuk ka qenë aq i madh, përkundër se lajmi për këtë ndryshim të Labit bëri shumë bujë mediatike.

Duke u bazuar në numrin e shikimeve në YouTube, vërehet se emisioni i tij ka ngelur prapa në raport me formatin e programit që transmetohet në RTV 21 nën emërtimin e ri, Një kafe prej shpisë.

Emisioni që drejtohet nga ish-kolegia e Labit, Blerona Zeqiri, është shikuar shumë më tepër në YouTube në krahasim me 1 kafe me Labin.

Mbetet të shihet në edicionet e ardhshme se si do të shkojnë gjërat sa i përket shikueshmërisë së emisionit të ri të Labit.

Në videot e mëposhtme mund t’i shihni dallimet e shifrave të shikueshmërisë së këtyre dy emisioneve. /Telegrafi/