Në emisionin “Dogana”, i cili ka startuar transmetimin e tij këtë të martë, si temë shtjellimi ka pasur një aksion të ndërmarr në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, lidhur me transportimin e paligjshëm të parave.
Për tu mos ikur asgjë e paligjshme Dogana e Kosovës kishte vënë në funksion njësitin antikontrabandë, kurse policia ishte me njësitin K9 apo siç njihet ndryshe njësiti me qenë.
Në bazë të ligjit secili udhëtar duhet të deklarojë shumën monetare mbi 10 mijë euro.
Gjatë aksionit të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, u pa se udhëtarët bartin me vete shuma të mëdha parash, mirëpo shumë nga ta kishin kryer me rregull procedurën e deklarimit monetar.
Emisionin “Dogana” mund ta ndiqni çdo të martë duke filluar nga ora 20:30 në kanalin zyrtar të GjirafaVideo: epicmedia.gjirafa.com. /Telegrafi/