Site icon Telegrafi

Emisioni “R3 për 3” nis xhirimet në gusht, bukuroshet Arta Nitaj dhe Jehona Melenica në garë për të prezantuar formatin e ri

Është bërë e ditur javë më parë se në ekranet tona do të nisë së shpejti emisioni “R3 për 3”.

Xhirimet e tij do të nisin në muajin gusht, teksa është arritur marrëveshje edhe për transmetimin e tij në Kosovë.

Emisioni do të përfshijë nga tri pyetje që personazhet të ftuar VIP do t’i bëjnë njëri-tjetrit, e që mes tyre pritet të jenë edhe pyetje pikante.

“R3 për 3” do të xhirohet në Capri të Italisë, me personazhe të përzgjedhur çdo javë.

Emisioni do të transmetohet nga një prezantuese bukuroshe, të cilën stafi realizues ende nuk e kanë bërë të ditur.

Megjithatë, Telegrafi mëson se bëhet fjalë për njërën nga modelet e famshme: Arta Nitaj dhe Jehona Melenica.

Mbetet të shihet se cila nga bukuroshet do të jetë prezantuesja e këtij emisioni interesant. /Telegrafi/

Exit mobile version