Telegrafi

Emiri i Katarit i thotë Mbappes “paq fat” – por Macron zë në befasi sulmuesin francez

Kylian Mbappe tashmë ka mbajtur takimin me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, presidentin e francës, Emmanuel Macron dhe presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi.

Fillimisht u raportua se sulmuesi francez kishte shkuar në Pallatin Elysee për të biseduar rreth të ardhmes së tij, por që aty do të shkojë të bisedojë rreth Lojërave Olimpike.

Në anën tjetër, Al Thani ka mbajtur një takim me Macron për të ndërmjetësuar negociatat në lidhje me armëpushimin dhe lirimin e pengjeve në konfliktin e vazhdueshëm Izrael-Hamas, raporton RMC Sport.

Lexo po ashtu Mbappe arrin në takimin më të rëndësishëm në karrierë - pritet nga Macron, Al Khelaifi dhe Emiri i Katarit

Katërshja kanë darkuar së bashku, ndërsa në hyrje të pallatit, Emiri i Katarit i ka thënë Mbappes: “Paq fat”.

Në anën tjetër, Macron u shpreh: “Do na krijosh neve më shumë probleme”.

Këto fjali nuk është saktësuar nëse kanë të bëjnë me Real Madridin, pasi lojtari francez thuhet se ka nënshkruar marrëveshjen me klubin spanjoll. /Telegrafi/