Telegrafi

“Emirates” porosit 32 Airbus të rinj

Lajmi u bë i ditur sot nga administratori i EADS (Kompania Evropiane Aeronautike e Mbrojtjes dhe Hapësirës), Tom Enders, në një konference për shtyp gjatë hapjes të sallonit ndërkombëtar të aeronautikës (Ila).
Marrëveshja u nënshkrua sot nga sheiku Ahmed Bin Saeed Al-Maktoum dhe Enders, me praninë e kancelares gjermane Angela Merkel.