Telegrafi

Emir Sahiti pasi u bashkua me Kosovën: Jam krenar që do të jem pjesë e ekipit

Emir Sahiti është shprehur i lumtur për vendimin e marrë që ta përfaqësojë Kosovën.

“Ka qenë një vit i mrekullueshëm për mua në aspektin sportiv. Kam luajtur në të gjitha ndeshjet me ekipin tim Hajduk nga Spliti dhe shpresoj të vazhdoj kështu deri në fund të edicionit”.

“Po ashtu, jam shumë i lumtur dhe krenar që iu kam bashkuar ekipit kombëtar të Kosovës”.

“Do të jap maksimumin tim për këtë fanellë, sepse këtu jam rritur dhe e ndjej veten jashtëzakonisht mirë që jam pjesë e Dardanëve”, është shprehur Sahiti.

Sumuesi anësor luan te Hajduk Split me shumë sukses. /Telegrafi/