Site icon Telegrafi

Emir Sahiti mund të transferohet te Torino gjatë janarit

Emir Sahiti, i cili luan me kroatët e Hajdukut të Splitit mund të transferohet te italianët e Torinos gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sahiti është lojtari i fundit që i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës, por ky nuk është lajmi i fundit i mirë për të, pasi sulmuesi i talentuar mund të ndryshojë Superligën e Kroacisë me kampionatin elitar italian, Serie A.

Sipas mediumit kroat germanijak.hr, në pritje të konfirmimit për rikthimin e Nikola Kalinic nga Italia të Hajduk, Sahiti mund të shkojë në drejtim të kundërt te Torino.

Lexo po ashtu Emir Sahiti që luan te Hajduku i Splitit, i bashkohet Kosovës

Torino ka shfaqur interesim për reprezentuesin e Kosoves edhe gjatë afatit kalimtar të verës dhe duket se klubi i drejtuar nga trajneri kroat, Ivan Jurie, e kërkon ende 23-vjeçarin nga Prishtina.

Sahiti thuhet se është tipi i lojtarit që Juric e vlerëson veçanërisht pasi është i fuqishëm, me karakter garues dhe mund të luajë në disa pozita. Pak “i egër” për nga taktikat, por gjithmonë energjik dhe i motivuar, i dobishëm në presing dhe lojën një kundër një.

Lexo po ashtu Emir Sahiti pasi u bashkua me Kosovën: Jam krenar që do të jem pjesë e ekipit

Reprezentuesi i Kosovës, pas një sezoni të suksesshëm të kaluar në huazim në Sibenik, vazhdoi rikthimin te Hajduku, ku në 23 paraqitje në të gjitha garat shënoi pesë gola dhe pati gjashtë asistime, duke qenë ndër lojtarët më të mirë të ekipit në dy muajt e parë të sezonit.

Hajduku i Splitit ka nevojë për para dhe janë gati ta lejojnë largimin e Sahitit drejt Torinos për shifrën e duhur, por duan një ofertë disa herë më e lartë sesa vlera e tij prej 1.2 milion eurosh në Transfermarkt. /Telegrafi/

Exit mobile version