Telegrafi

Emir Sahiti i lumtur me debutimin: Shkojmë edhe në Greqi për fitore

Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer te fitoret në Ligën e Kombeve, teksa ka mposhtur Irlandën e Veriut me rezultat 3-2.

Ka qenë një ndeshje shumë e mirë e Dardanëve ku tri pikët erdhe me plotë meritë në fund të këtij takimi.

Në këtë takim erdhi debutimi edhe për sulmuesin e talentuar Emir Sahiti i cili vije pas një sezoni fantastik në elitën e futbollit kroat me Hajdukun e Splitit.

Prishtinasi ka thënë se është shumë i lumtur që më në fund ka debutuar me Kosovën, teksa tha se synojnë të marrin fitore edhe në Greqi.

“Jam shumë i lumtur për debutimin dhe shumë i gëzuar për fitoren. Të gjithë kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, pasi ishim shumë të fokusuar te fitorja dhe ia dolëm”.

“Çdo lojtar kur vjen këtu jep maksimumin, ndaj jam shumë krenar që vesh këtë fanellë, të gjithë më kanë pritur shumë mirë dhe janë të mrekullueshëm. Më kanë dhënë besim që të luaj i qetë dhe i falënderoj për mënyrën si më kanë pritur”.

“Ne duhet të luajmë çdo ndeshje për të dhënë maksimumin dhe fituar. Sfida e radhës do të jetë në Greqi, ku do të japim maksimumin dhe shpresoj që të rikthehemi me fitore në Kosovë”, u shpreh Emir Sahiti. /Telegrafi/