Site icon Telegrafi

Emir Sahiti feston ftesën e Kosovës me gol, shënon në fitoren e thellë të Hajduk Split

Emir Sahiti që dje u ftuan nga Alain Giresse për të përfaqësuar Kosovën, sot këtë gjë e ka festuar duke e gjetur golin në fitoren e thellë të Hajdukut të Splitit ndaj Lokomotiva Zagrebit me rezultatin 4:0.

Anësori këmbëshpejtë Sahiti mori një pasim nga Marko Livaja për të shënuar një gol të bukur në minutën e 62-të për rezultatin 4-0.

Ai pranoi topin para zonës, doli i vetëm me portierin, duke e mashtruar për ta rrëzuar, pastaj për të shënuar mbi kokën e tij.

Sulmuesi i krahut në 24 ndeshje ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 3 asistime.

Te Lokomotiva e Zagrebit ndeshjen e kompletoi Jon Mersinaj, derisa Indrit Tuci u inkuadrua në minutën e 46-të të pjesës së dytë. Në bankën rezervë ishin edhe Hajdin Salihu dhe Art Smakaj.

Hajduk Split mban pozitën e tretë me 52 pikë dhe është ende në garë për titull kampioni. /Telegrafi/

Exit mobile version