Telegrafi

Emini: Shkarkimi i Qalajt, vendim puro-politik

Analistja Donika Emini thotë se shteti po ç’kapet dhe po kapet nga grupe tjera njëkohësisht.

Emini në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë shkarkimi i Qalajt brenda natës nuk ka qenë në rregull nga ana e qeverisë.

“Rashit Qalaj pavarësisht se çfarë lidhje kishte, si kandidatë ka qenë i përgatitur. Ai madje filloi edhe disa reforma në polici…Po duket se shkarkimi i tij është vendim puro-politik që zoti Hoti e ka marrë bashkë me eksponentë të tjerë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Analistja thotë se edhe tërheqja publike e Ambasadës Amerikane nga procesi i përzgjedhjes së kandidatëve nëpër konkurse tregon se ku ka arritur shteti i Kosovës.

“Veprimet e zotit Hoti në heshtje dhe pa shumë zhurmë janë shumë më të dëmshme se që i kemi menduar”, tha ndër të tjera Donika Emini./Telegrafi/