Telegrafi

Emini: Njohja e Kosovës nga Greqia do të ishte derivat i Marrëveshjes së Uashingtonit

Njohësja e integrimeve evropiane, Donika Emini thotë se kryeministri Kurti do ta konsideronte sukses të qeverisë njohjen nga Greqia, derisa, sipas saj, kjo është është pjesë implicite e marrëveshjes së Uashingtonit.

“Palë implicite e Marrëveshjes së Uashingtonit është Greqia, njohjen e se cilës po e pret Kurti që më pas ta konsideroj si sukses. Izraeli ka qenë palë eksplicite”, ka deklaruar ajo në “Debat Plus”.

“Greqia është pala kryesore ekonomike e Marrëveshjes së Uashingtonit, të cilës SHBA i kanë dhënë rëndësi të madhe përmes portit të Aleksandrisë. I gjithë bashkëpunimi aktual që është duke u bërë me Greqinë është si rezultat e Marrëveshjes së Uashingtonit”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Emini thotë se roli prijës i Greqisë në disa samite që kanë mbajtur në Ballkan derivojnë nga Marrëveshje e Uashingtonit.

“Greqia ka interesa puro ekonomike, jo se e do Kosovën dhe dëshiron njohjen e saj”.

Analistja thotë se nëse ndodh njohja nga Greqia, mbrapa saj është Biden dhe SHBA-të.

“Unë po shpresoj se njohja do të ndodh”.

Emini thotë se nuk do të ishte në rregull nga Qeveria Kurti të pranojë disa pika e disa të tjera të mos pranojë./Telegrafi/