Telegrafi

Emini: Lajçak erdhi në Kosovë pasi BE ka nuhatur se do të ketë një krizë të radhës në dialog

Njohësja e integrimeve evropiane, Donika Emini ka “deshifruar” vizitën e Lajçakut në Kosovë.

Emini në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se vizita e Lajçakut në Kosovë lidhet me “nuhatjen” që ka bërë BE se dialogu mund të futet në një krizë tjetër.

“BE ka nuhatur se do të ketë një krizë të radhës në procesin e dialogut…Vet BE-ja e ka shtyrë dialogun me palë jo legjitime si në Serbi ashtu edhe në Kosovë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Analistja thotë pas nënshkrimit të marrëveshjes në SHBA, Serbia ka marrë atë që ka dashur dhe ka forcuar raportet me Amerikën.

“Serbisë nuk i konvenon të vazhdojë dialogun me BE-në. Për Vuçiqin sa më shumë të ka dialog aq më mirë është”.

Emini thotë se Raporti i Progresit për Serbinë ka gjetur shumë gjëra të këqija dhe sipas sa Vuçiqi tashmë e di këtë.

“Nuk e di se sa do t’i bëjë Hoti këto vijat e kuqe në raport me asociacionin. Ne po e dimë se diçka do të vijë por nuk po bëhemi bashkë për këtë çështje”, tha ndër të tjera Donika Emini./Telegrafi/