Site icon Telegrafi

Eminhaziri kërkon fitore ndaj Istogut

Njëri ndër ndeshjet më interesante të kësaj xhirojë do të zhvillohet mes skuadrës së Gjilanit dhe Istogut.

Në këtë takim skuadra ‘bardhekuq’ e Gjilanit hyn me disa mungesa të lojtarë të cilët janë ndëshkuar me karton të kuq, por gjithsesi këto mungesat nuk do të jenë pengesë në arritjen e fitores. Optimist në rrëmbimin e tri pikëve, shprehet sulmuesi i Gjilanit, Isa Eminhaziri.

“Në këtë takim hyjmë me disa mungesa të bashkëlojtarëve, por kjo nuk do të ndikojë në arritjen e qëllimit tonë drejt fitores. Gjithsesi besoj se shokët e skuadrës do t’i mbulojnë me sukses mungesat që i kemi aktualisht.

Ne luajmë kur në terrenin tonë, këtë e llogarisë si përparësi shumë të madhe,kemi përkrahjen e tifozëve, andaj shpresojmë ta mbyllim me fitore këtë stinor vjeshtor”, tha për KosovaLive, Eminhaziri.

Gjilani aktualisht gjendet në pozitën e pestë në tabelë me gjithsej shtatë fitore të arritura këtë stinor.
 

Exit mobile version