Site icon Telegrafi

Eminemit i futet një hajdut në shtëpi, ndërsa sigurimi ishin në gjumë

Eminem u përball me një hajdut në shtëpinë e tij në Detroit në fillim të këtij muaji, pasi një sigurimi i reperit nuk e dëgjoi alarmin.

TMZ raporton se rasti ka ndodhur në fillim të këtij muaji rreth orës 4 të mëngjesit në shtëpinë e reperit 47-vjeçar i cili ndodhet brenda një komuniteti të siguruar me porta, shkruan DailyMail.

Burimet e zbatimit të ligjit tregojnë se i dyshuari, që besohet të jetë 26-vjeçari Matthew David Hughes, arriti të depërtojë në pronë duke thyer një dritare të kuzhinës me një gur.

Sipas raportit, një sistem alarmi u aktivizua gjatë thyerjes, por nuk u dëgjua nga siguriimi i Eminemit të cilët ishin “në gjumë figurativ”, në pjesën e përparme të shtëpisë.

Për fat të mirë, reperi – i cili ka një vlerë neto prej 210 milionë dollarësh – u zgjua nga alarmi dhe u ngrit të hetojë ngjarjen – gjoja se gjeti Hughes në dhomën e tij të ndenjës. Pasi bërtiti për sigurinë e tij, hajduti ishte tërhequr.

Eminem (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Policia u thirr në shtëpi dhe Hughes thuhet se u mor në arrest.

Është pohuar se Hughes u arrestua për ndërhyrje në shtëpi dhe shkatërrim dashakeq të një ndërtese.

Hughes aktualisht po mbahet në burgun e qarkut Macomb, sipas TMZ. Ai nuk u përpoq të vidhte asgjë nga shtëpia, përkundrazi u tha se kishte dashur ta takonte reperin ballë për ballë. /Telegrafi/

Eminem (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version