Eminemi është rikthyer shpejt në studio për të punuar në projektet e reja.
Teksa po shijon ende suksesin e albumit “Revival”, Slim Shady është kthyer në punë me Dr. Dre dhe Mike Will Made-It, dy prej producentëve më të mirë në botë.
Still Aftermath! pic.twitter.com/lJU0hr4Ur6
— Marshall Mathers (@Eminem) January 22, 2018
Ky takim është mbajtur në një studio në Detroit, kurse të trija palët janë ndarë të kënaqur me punën.
Shady në një intervistë së fundmi tha se nuk e ka në plan të ndalet duke bërë hip hop.
Eminem and Dr. Dre with Mike Will Made It pic.twitter.com/ikw7vRiTSx
— RƎmember Me? (@eminem_2023) January 22, 2018
Mike në anën tjetër ka punuar në këngë të reja në muajt e fundit, duke postuar foto të tij në studio me Jay Z, Sëae Lee dhe YG.
Eminem lansoi kohë më parë albumin “Revival” me bashkëpunime të mëdha me Beyoncen dhe Ed Sheeran.
Reperi arriti që të regjistojë numër të madh të shitjesh, por duke mos thyer rekordin e “Marshall Mathers LP 2”. /Telegrafi/