Telegrafi

Eminem zbulon datën e lansimit të albumit të ri (Video)

Eminemi më në fund do të publikojë albumin e tij të ri të rikthimit në skenë.

Legjenda e gjallë e hip hopit u rikthye këtë vit me performancë në MTV EMA dhe nga korriku ka punuar në albumin e ri me mësuesin e tij, Dr. Dre.

Tashmë është konfirmuar data e albumit të ri, e cila është 15 dhjetor.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Eminemit

Albumi titullohet “Revival”, që në shqip do të thotë “Ringjallja” dhe simbolizon përpjekjen e reperit për të mbijetuar nga problemet e jetës që ka ndikuar shumë në jetën e tij si artist.

“Revival” është albumi i tij i tetë dhe vjen katër vjet pas albumit të tij të fundit, “Marshall Mathers LP 2”.

Pak dihet për albumin e ri të Eminemit, teksa artisti u kthye në skenë me performanca në MTV EMA dhe Saturday Night Live.

Eminem dhe Dr. Dre në fillimet e karrierës

Deri tash, Shady ka treguar se do të ketë bashkëpunime me Dr. Dre dhe do të ketë edhe prodhim ekzekutiv të Rick Rubin. /Telegrafi/