Gjatë ditëve të fundit, Eminem dhe Nicki Minaj kanë qenë duke luajtur me të gjithë ne.
Gjithçka filloi kur Minaj iu përgjigj “Po” një fansi që e pyeti në Instagram nëse është në lidhje me Eminemin.
Pastaj, vetë autori i këngës “Slim Shady” vërtetë iu përgjigj komentit me “Vajza, ju e dini se është e vërtetë”.
Së fundi, Minaj u përgjigj “Zemër, mendova se do ta mbanim të fshehur deri në fund të dasmës”.
Dhe atëherë ishte e qartë se ishte një tallje e dyshes së artistëve me fansat e tyre dhe se nuk ka asgjë të vërtetë pasi që këngëtari tha se nuk ishin në lidje.
“Nuk jam në lidhje, por se do të doja ta takoja Minajin”, pohoi reperi gjatë një koncerti në Kanada.
Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në projekte të ndryshme muzikore si dhe po mbajnë koncerte të ndryshme. /Telegrafi/