Eminem vazhdon të qëndrojë në majat e skenës, edhe pse është njëri nga më të vjetrit sa i përket muzikës hip-hop në tregun ndërkombëtar.
Reperi së fundmi përmes një çipi bëri të ditur se ka qëndruar larg lëndëve narkotike për 12 vite, pas betejave të kaluara me varësi, shkruan Daily Mail.
47-vjeçari përmes Instagramit postoi një fotografi, në të cilën shihej një monedhë me mbishkrimin: “Një ditë në një kohë… Rimëkëmbja e Shërbimit të Unitetit”.
Fituesi i Grammyt kishte ndaluar së konsumuari lëndë narkotike në vitin 2008, një vit pasi ai kishte rënë në mbidozë të metadonit.
Në një intervistë për Vibe, artisti ishte i sinqertë se sa gjëra të këqija mori, duke treguar se ai konsumonte deri në 10 apo 20 copa të substancave të tjera.
“Numrat u rritën aq shumë. Unë as nuk e di se çfarë po merrja”, ka treguar Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers.
Në lidhje me mbidozën, një mik i tij i kishte dhënë metadonin, ku reperi më vonë e kishte kuptuar se ato përdoren për të hequr varësinë nga heroina.
Vitet e fundit, ai ka qenë produktiv pasi në vitin 2019 solli albumin“Revival”, ndërsa në vitin 2018 “Kamikaze”. Puna e tij u fundi u shpërblye me ngritjen në krye të tabelave të Billboard 200 përmes këngës së tij “Music To Be Murdered”. /Telegrafi/