Telegrafi

Eminem do të risjellë albumin “The Slim Shady LP”

Reperi amerikan, Eminem, ka konfirmuar se do ta rilansojë albumin e tij “The Slim Shady LP” në kasetë.

Këngëtari nga Detroiti e ka konfirmuar këtë përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter, duke e shpërndarë edhe linkun për më shumë informacione për fansat e tij, transmeton Koha.net shkrimin e NME.

“Së shpejti ribotimi i The Slim Shady LP”, ka shkruar Eminem.

“The Slim Shady LP” ishte publikuar për herë të parë në vitin 1999, dhe në të janë të përfshira këngët e tij të famshme “My Name Is”, “Just Don’t Give a Fuck” dhe “Guilty Conscience” në bashkëpunim me Dr Dre.

Albumi i fundit nga Eminem është “The Marshall Mathers LP2”, të cilin e kishte lansuar në vitin 2013.