Site icon Telegrafi

Eminem do të hapë ceremoninë e Video Music Awards për herë të parë në 14 vjet

Reperi i njohur Eminem do të hapë spektaklin e MTV Video Music Awards këtë javë, për performancën e parë televizive të këngëve nga albumi i tij i ri, “The Death of Slim Shady”.

Fituesi i shumë çmimeve Grammy, hapi për herë të fundit ceremoninë në vitin 2010, kur performoi këngën “Not Afraid” dhe duetin “Love the Way You Lie” me yllin e popit Rihanna.

Performanca e tij më e fundit në këtë ceremoni ishte në vitin 2022, kur një kompani me NFT prezantoi avatarin e tij dhe të Snoop Dogg përmes teknologjisë metaverse.

Eminem këtë vit është në nominim për tetë çmime, duke përfshirë videon e vitit, këngën e verës, projekti më i mirë Hip-Hop, dhe performancën më ikonike të VMA-s, të përzierjes së këngëve “Real Slim Shady” dhe “The Way I Am”.

Vetëm një fitore do të siguronte statusin e tij si artisti mashkull më i dekoruar në historinë e VMA-ve. /Telegrafi/

Exit mobile version