Telegrafi

Eminem ka lansuar një klip brutal për këngën “Framed”

(Foto: Getty Images)

Ditë më parë, Eminemi e ka publikuar videon muzikore të këngës më të re, “Framed”. Kënga e re e Marshall Mathers rikujton hitet e tij të dikurshme, si “97 Bonnie & Clyde”.

“Framed” është një prej realizimeve më të mira të albumit “Revival”, mirëpo 45-vjeçari vazhdon të jetë i paparashikueshëm.

Albumi rikthyes dhe 19 këngët e reja nuk i kanë arritur pritshmëritë e fansave të reperit amerikan. shumë prej tyre e kanë kritikuar se i ka bërë vetëm sipërfaqësisht këto këngë dhe ato nuk ngjajnë me këngët e tij të dikurshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për EMINEM

Në gjithë albumin, ai flet rreth mosbesimit, zemërimit, familjes dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Më shumë se gjysma e këngëve të reja janë bashkëpunime, ndërsa kritikët e muzikës thonë se Eminemi më shumë është fokusuar në angazhimin e tij si producent, sesa si reper në këtë album.

Por, me gjithë këto kritika, reperi ka arritur të shesë miliona kopje të albumit të tij të ri.

Së fundmi, kënga “Framed” është kompletuar me videoklip, i cili është shumë brutal. Eminemi luan rolin e pacientit në klip, i cili pas ikjes nga spitali përfundon në një shtëpi, i rrethuar nga viktimat dhe gjaku.

Klipi përfundon ashtu që policia e kthen reperin në spital dhe mjekët i japin një injeksion me një substancë të panjohur. /Telegrafi/