Këngëtarët, aktorët dhe modelet shpesh gënjejnë për moshën e tyre në mënyrë që të qëndrojnë sa më gjatë në skenë.
Pasi u paraqit në skenë në vitin 2010, Nicki Minaj është akuzuar disa herë për ndërhyrje kirurgjike, ashtu që askush nuk i kushtonte vëmendje moshës së saj. Një vit më pas, ajo u përfshi në një rrahje, ashtu që në raportin e policisë u mësua se reperja kishte 28 vjet dhe jo 26 siç kishte thënë.
Jennifer Lopez ndodhej në një klub nate në vitin 1999 së bashku me partnerin e atëhershëm, Puff Daddy, kur ndodhi një incident i armatosur. Asokohe, këngëtarja dhe aktorja u detyrua t’ia thoshte policisë datën e saktë të lindjes dhe u mësua se ajo ishte 30 vjeçare dhe jo 28 vjeçe siç kishte thënë në publik.
Anëtarja e “Spice Girls”, Geri Horner, në vitin 1996 në prag të daljes së këngës së parë të grupit, vendosi të deklarohej si 21 vjeçare, njësoj si koleget e saja. Edhe pse kishte vazhduar për disa vite ta thoshte të njëjtën gjë, në ditëlindjen e saj të 30-të, kishte pranuar se ishte katër vjet më e moshuar.
Megjithatë, nuk janë vetëm femrat ato që gënjejnë për moshën e tyre. Këtë e konfirmon fakti se Eminemi në vitin 1999 kishte deklaruar se ishte 23 vjeçar e jo 27 vjeçar. Më vonë u publikuan dokumentet e tij të identifikimit kur u mësua e vërteta.
Një prej gënjeshtrave më të mëdha për moshën e ka bërë manekinia Agyness Deyn, e cili ishte deklaruar gjashtë vjet më e re sesa ishte në të vërtetë.
Ajo dhe agjentët e saj për një kohë kishin gënjyer për moshën e bukuroshes, në mënyrë që ajo të siguronte më shumë punë, megjithatë më vonë e vërteta doli në shesh. /Telegrafi/