Telegrafi

Eminem flet për të arriturat e vajzës së tij: Më ka bërë krenar, ka diplomuar në universitet

Eminem (Foto: Christopher Polk/Getty Images for MTV/Guliver)

Në mesin e të arriturave dhe suksesit të ikonës së hip hopit, Eminem, është edhe vajza e tij. Çuditërisht reperi ishte shfaqur në emisionin “Hot Boxin with Mike Tyson” ku diskutoi për jetën personale dhe vajzën e tij.

Ai ka treguar se nuk mund të ishte më i lumtur, pasi vajza e tij 24 vjeçare mbaroi studimet në Universitetin Shtetërorë të Michiganit, shkruan The Sun.

“Nuk ka fëmijë”, është përgjigjur reperi lidhur me vajzën e tij, Hailie Jade Scott, duke thënë më tej: “Ajo ka një të dashur dhe po kalon shumë mirë”.

 

“Ajo më ka bërë krenar sigurisht, ajo është diplomuar në universitet”, ka thënë Eminem për vajzën e tij, e cila ka studiuar psikologji.

Vajza e tij tashmë është në një marrëdhënie afatgjatë me Evan, me të cilin raportohet se ajo u takua teksa studionte në Universitetin Shtetëror të Michigan. /Telegrafi/