Reperi amerikan ka fituar në gjyq pas shkeljes së drejtës së autorit.
Eminem do të pasurohet për 412 mijë euro shkaku i një partie politike të Zelandës së Re.
E gjithë kjo pasi që Partia Kombëtare kishte shfrytëzuar gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të vitit 2014 këngën e famshme, “Lose Yourself”.
https://youtu.be/Kq9AKM82NaA
Zyrtarët ligjor dhe përfaqësuesit e këngëtarit 45-vjeçar kanë arritur të argumentojnë se është shfrytëzuar në mënyrë të pa autorizuar kënga, e cila ka fituar edhe Oscar.
Ndërkohë, avokatët e partisë politike kanë pohuar se e kanë blerë këtë vijën melodike, por të cilën gjë nuk munden ta argumentojnë.

Theksojmë se kjo vijë melodike ishte shitur nga beatbox, por ligjet në shtetin amerikan thonë se krijimtari muzikore i takon këngëtarit.
Eminem ka pohuar se të gjitha paratë e fituara nga procesi gjyqësor do të shkojnë për bamirësi në shtetet që janë prekur së fundi nga uraganet.
Ndryshe, videoja e këngës “Lose Yourself” është shikuar mbi 156.2 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/