Duket se ka qenë një javë e mirë për reperin Eminem, i cili bëri një dhurim bujar për punonjësit e kujdesit shëndetësor të linjës së parë të frontit që luftonjnë me pandeminë COVID-19 në qytetin e tij të lindjes në Detroit, Mich.
Përmes organizatës së tij bamirëse, Marshall Mathers Foundation (MMF), reperi me famë botërore siguroi qindra racione për stafin mjekësor të hënën. Sidoqoftë, ato nuk ishin vetëm ndonjë vakt i zakonshëm – ata ishin shpageta me paketim special, ku shkruheshin falënderime për mantel-bardhët.
“Punëtorët tanë të kujdesit shëndetësor ‘humbën veten” në Spaghetti të shijshme të dhuruar nga vetë Eminem”, shkroi Sistemi Shëndetësor Henry Ford, të martën pasdite në Instagram, duke falënderuar Eminem për dhurimin e tij, shkruan Global News.
“Faleminderit që siguruat një vakt të veçantë për anëtarët e ekipit tonë”, shkruhej më tej në postin e spitalit.
Për më tepër, ekipi i Eminem dërgoi ushqim në një institucion tjetër të kujdesit shëndetësor, Spitalin Pranues të Detroitit, sipas një anëtari të stafit dhe Detroit News.
Nëse kthehemi prapa në dhjetor të vitit 2017, fondacioni i reperit MMF gjithashtu shërbeu ushqim në një strehë për të pastrehët në Detroit.
Në përgjithësi, MMF ishte në gjendje të sigurojë 400 ushqime për punonjësit e kujdesit shëndetësor në Detroit më 21 prill. /Telegrafi/