Eminem i befasoi mysafirët duke i shërbyer makarona në hapjen madhështore të restorantit e tij të ri, të quajtur “Mom’s Spaghetti” në qendër të Detroit të mërkurën.
Vetë artisti, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Bruce Mathers III nuk pritej të ishte atje, por hipi në një makinë dhe shpejt u shfaq në dritaren e shërbimit.
Emri i restorantit të reperit është në lidhje me një varg nga hiti i Eminemit në vitin 2002, “Lose Yourself”, shkruan CNN.
“Pëllëmbët e tij janë të djersitura, gjunjët e dobët, krahët janë të rëndë”, thotë Eminem në këngë. “Tashmë ka të vjella në triko, spageti i nënës”.
Ai u njoh shpejt nga fansat të cilët u lajmëruan në rrjetet sociale për të publikuar fotografi të Eminemit duke shpërndarë pasta, qoftë dhe ushqime të tjera italiane në menynë e tij.
Në meny të restorantit ka pasta të thjeshta që kushtojnë nëntë dollarë, pasta me qofte për 12 dollarë dhe një ‘spageti në bukë’, për 11 dollarë.
“Mom’s Spaghetti- gjithçka është gati”, ishte një nga shkrimet e fundit të restorantit gjatë fushatës prmovuese.
Reperi dhe aktori fitues i çmimeve “Oscar” dhe “Grammy”, iu fut për herë të parë biznesit të restoranteve në vitin 2017. /Telegrafi/