Albumi i njëmbëdhjetë i Eminem, “The Death Of Slim Shady” (Coup De Grace) shkoi direkt në numrin një të premten mbrëma, duke e rrëzuar Kasabian nga vendi i parë.
Reperi amerikan emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers, në javën e parë siguroi 45,000 shitje në toplistë me këtë album.
Sipas Official Charts Company, ajo e sheh barazimin e 51-vjeçarit me David Bowie dhe U2, të cilët gjithashtu kanë 11 albume në krye të listave, shkruan DailyMail.
Suksesi i jashtëzakonshëm i Eminem-it filloi në vitin 1999 me publikimin e “The Slim Shady LP”, i cili përmbante hitin e madh “My Name Is”.
Ky album i fundit, i cili përfshin këngën “Houdini” në krye të listës, është albumi i tij e parë në katër vjet pasi ai publikoi “Music To Be Murdered By”.
Krahas 11 albumeve të toplistave, reperi ka pasur 11 këngë numër një në Mbretërinë e Bashkuar me këngë duke përfshirë “Stan”, në të cilat ka pasur këngëtarin Dido dhe “Lose Yourself”. /Telegrafi/