Sipas Emines ka këngëtare që videoklipet e tyre më shumë i ngjasojnë një filmi pornografik se sa një klipi të një kënge.
“Shumë. E ka kaluar çdo limit. Nuk kam asgjë kundër prezantimit të trupit të bukur e seksi, por gjithçka me masë. Në disa klipe, madje edhe të këngëtarëve, shihen femra të zhveshura që bëjnë gjeste të pahijshme dhe banale”.
“Këto pamje mund të të bëjnë të mendosh se je duke parë një film erotik-pornografik, porse ata, së paku kanë estetikë dhe janë brenda kornizave dhe pozave, së paku, joshëse për destinacionin që bëhet”, ka thënë Emine Toska.
Përveç kësaj aktorja dhe këngëtarja ka folur edhe për xhirimet e sapo-përfunduara të filmit ‘Lotët e mërgimtarit’, film i cili pritet të shfaqet në katër kinematë e qyteteve më të mëdha të Zvicrës, e pastaj në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.
“Po, është fjala për filmin ‘Lotët e mërgimtarit’, sapo kemi përfunduar xhirimet me një ekip shumë të mirë dhe tani është në fazën e montimit. Filmi pritet që të finalizohet kah fundi i këtij viti dhe do të shfaqet në kinematë e katër qyteteve më të mëdha të Zvicrës, e pastaj në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe gjithandej ku ka shqiptarë”, ka shtuar Toska.
Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu. /Telegrafi/