Site icon Telegrafi

Emina shijon pushimet në Turqi teksa shfaqet atraktive me kostum të larjes

Emina Çunmulaj/Foto: Instagram

Modelja nga Mali i Zi e cila jeton dhe vepron në Amerikë, Emina Çunmulaj, është duke i shijuar sërish pushimet në Turqi bashkë me familjen.

Ajo nuk heziton që të ndajë imazhe dhe video të ndryshme me fansat, gjersa në Instagram numëron mbi 300 mijë ndjekës.

Në mesin e shumë imazheve atraktive, 34-vjeçarja ka hedhur një fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram, e që duket tejet atraktive me kostum të larjes.

 

Sakaq, pëlqimet dhe komentet e ndryshme nga fansat e saj nuk kanë munguar.

Ndër tjerash, Emina gëzon një jetë tejet luksoze falë afaristit izraelit, Sam Nazarian, ku me këtë të fundit është e martuar prej vitesh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Emina Cunmulaj

Përndryshe, bukuroshja shqiptare deri më tani ka ndërruar destinacione të ndryshme dhe mjaft ekzotike të pushimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version