Telegrafi

Emina Cunmulaj vishet nga Vjollca Llapashtica në ceremoninë e Trumpit (Foto)

Stilistja kosovare Vjollca Llapashtica, me kreacionet e saj, është angazhuar për modelen e njohur Emine Cunmulaj, e cila ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump.

Znj. Llapashtica ka thënë se me modelen Cunmulaj ka bashkëpunuar edhe më herët, por kënaqësinë më të madhe e ka pasur kur ka filluar të bashkëpunoj me të, për ta punuar fustanin, të cilin e ka veshur në inaugurimin e presidentit Trump, fustan i stilit më elegant dhe i përshtatshëm për atë ditë dhe vend.

“Ndihem shumë e lumtur që në mesin e shumë personaliteteve nga e gjithë bota, një modele me famë botërore ka veshur fustanin, që është punuar në Kosovë, në punëtorinë tim”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Kështu dukej mbrëmë modelja Emina Cunmulaj në inagurimin e Donald Trump, veshur nga stilistja e njohur kosovare Vjollca Llapashtica.