Site icon Telegrafi

Emina Cunmulaj vesh bukur vajzën me markat vendore, “BKR” është e preferuara e saj (Foto)

Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj shquhet gjithmonë për stilin dhe elegancën e saj.

Këto javë Cunmulaj ka qëndruar në Ballkan, fillimisht në bregdetin e Malit të Zi te familja e saj, ndërsa bashkë me bashkëshortin ka udhëtuar më pas drejt Kroacisë.

Ajo duket gjithnjë bukur dhe me stil, teksa bën me kujdes përzgjedhjen për çdo paraqitje të saj.

Shpesh, Emina përzgjedh edhe markat vendore për veshjet e saj ose të familjes. Ndër të preferuarat e saj, është një ndër markat më të mira në vend, ajo e stilistes Blerina Kllokoqi Rugova.

Në një fotografi të publikuar së fundmi nga “BKR” në Instagram, shfaqin vajzën e vogël të Eminas, Ellafarian, e cila duket bukur dhe me stil, e veshur në një fustan të dizajnuar enkas për të nga Jeta Rukiqi, një nga dizenjatoret e “BKR”.

Përkundër faktit që Cunmulaj bën një jetë luksi dhe mund të zgjedh çdo markë ndërkombëtare dhe të kushtueshme, duket se dëshira e saj mbetet promovimi dhe përzgjedhje edhe e kreatorëve të njohur vendorë. /Telegrafi/

Exit mobile version