Telegrafi

Emina Çunmulaj do të rikthehet në Shqipëri për të bërë bamirësi

Foto: Emina Çunmulaj/Instagram

Modelja shqiptare, e cila prej disa vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është aspak e kënaqur me gjendjen sociale në trevat shqiptare.

Para një viti, ajo ishte bërë pjesë e një aksioni humanitar në Shqipëri, duke ndihmuar me ushqime dhe gjëra materiale një familje nevojtare.

Çunmulaj në një postim të bërë në Instagram së fundmi, ka potencuar faktin se ndjehet keq për gjendjen e familjeve në nevojë, ndërsa thotë se do të rikthehet sërish në Shqipëri për të vazhduar aksionet humanitare.

“Gjatë vizitës në Shqipëri vitin e kaluar ndalova në një qytet të vogël të quajtur Dragoç, ka aq shumë varfëri atje, të thyhet zemra dhe nuk e dija se ku të filloja. Unë do të kthehem në Shqipëri dhe me gjithë mbështetjen tuaj ne do të bëjmë një ndryshim në jetën e shumë fëmijëve”, ka shkruar Emina.

E njëjta, ka treguar se së bashku me iniciativën “Fundjava ndryshe”, planifikon që të bëjë vazhdimin e këtij aksioni bamirës.

“Nga thellësia e zemrës sime, faleminderit për secilin prej jush për kontributin tuaj dhe nuk mund të pres për të arritur atje dhe për t’u bashkuar me ‘Fundjavë ndryshe’, kështu që unë mund të filloj punën e nevojshme për të sjellë ndryshime në këto familje që dëshpërimisht kanë nevojë”, përfundon modelja Çunmulaj.

Përndryshe, ajo është e martuar me Sam Nazarian, dhe së bashku kanë dy vajza. /Telegrafi/