Emina Cunmulaj është një ndër modelet më të famshme shqiptare.
Kjo ka bërë që t’i jepet mundësi a të kontakton me njerëz të famshëm.
Modelja ka qenë në një sfilatë të qytetit të New Yorkut, ku është takuar me një prej ikonave botërore të modës, 86-vjeçaren Carmen Dell`Orefice.
Ajo është entuziazmuar me të drejtë nga ky takim me gruan mahnitëse, siç edhe e quan.
“Këtë javë kam pasur kënaqësinë ta ndjek një shfaqje të modës pranë një prej ikonave më të mëdha të modës, Carmen Dell’Orefice. Ajo është femër e pabesueshme”, ka shkruar Emina në Instagram.
Ndërkohë, pas rritjes së vajzës Ella Faria, Emina pritet t’i kthehet pistave të pasarelave. /Telegrafi/